Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në hyrje të qytetit të Rahovecit.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 12:00 kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 11:40 është pranuar informacion për një aksident trafiku në rrugën Xerrxë-Rahovec.Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e ka konfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec)”, ka thënë Elezaj.
Në këtë aksident sipas tij ka mbetur i lënduar edhe një person, i cili pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici.
Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime.