Policia jep detaje për rastin në Studenicë, një person ra në greminë në një bjeshkë

Sot rreth orës 12:00 një person ka rënë në greminë në Bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I njëjti ka bërë të ditur se kanë qenë dy persona, ku njëra nga ta ka rënë në greminë, për të cilin dhe kanë nisur kërkimet.

“Kanë qenë dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” ka thënë për Reporteri.net.