Policia e Kosovës sot bën pranimin e donacioneve me dronë nga ambasada amerikane

Policia e Kosovës sot mban konferencë për medie në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Në këtë ngjarje marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan, Jeffrey Hovenier dhe të tjerë, raporton Klan Kosova.

Nënshkrimi i pranim-dorëzimit pritet të bëhet në orën 10:00 në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së.