Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga ora 14:00 do të mbajë konferencë për media.
Në komunikatë është bërë e ditur se kjo konferencë do t’i dedikohet pranim-dorëzimit të donacionit për kamerat e trupit që është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Policia njofton se konferencës i paraprinë nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, fjalimet, publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe do të bëhet ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.
Komunikata e plotë:
Prishtinë, më 01 gusht 2023
Policia e Kosovës (PK), me datën 01 gusht 2023 do të organizojë konferencë për media, e cila i dedikohet pranim-dorëzimit të donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z. Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Konferencës i paraprinë nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, fjalimet, publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe do të bëhet ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.
Datë : 1 gusht 2023
Koha: 14:00
Vendi: Drejtoria e Përgjithshme e PK-së – DPP Prishtinë
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë.