Dje pasdite në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Obiliq, një zyrtar policor ka goditur me veturë një vajzë 9-vjeçare.
E mitura ka mbetur e lënduar rëndë si pasojë e aksidentit dhe e njëjta është dërguar me urgjencë në spital për tretman mjekësor.
Ndërkohë shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.