“Po, te baca Rifat”: Kurti e pranon se mbrëmë ishte në Prekaz te Familja Jashari

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka pranuar se mbrëmë e vizitoi familjen Jashari në Prekaz.

Në një paraqitje para mediave, Kurti e pranoi se ishte te Rifat Jashari.

“Po, kam qenë mbrëmë te baca Rifat, ku u takuam për festimet e përvjetorit të 18-të. Besuam që do të kemi mundësi të qëndrojmë pak bashkë e të rrimë, sepse s’jemi parë kaherë.

Nuk kemi shpesh një mundësi të tillë dhe e kishim lënë të takoheshim. Shkuam atje dhe biseduam për zhvillime politike, për shumë çështje, mirëpo natyrisht që zgjidhja është në mesin e tri subjekteve politike”, tha Kurti.