Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh një vajzë në kryeqytet po shkonte për ta shikuar banesën me qera. Më pas, ajo është sulmuar seksualisht nga pronari i banesës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
NJOFTIMI:
Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.