Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në “Një gotë me…” në Paparaci me gazetaren Miranda Shala, ka folur për jetën e tij personale jashtë punës së tij.
Ai është shprehur se gjatë se në kohën e lirë i pëlqen të këndojë, të shohë filma dhe të vizitojë njerëz në oda.
Haradinaj gjatë intervistës ka kënduar edhe këngën me të cilën u bë viral “O moj Kosovë”, duke e ftuar edhe gazetaren për një “duet”.