Dy të dyshuar i kanë vënë flakën një veture në mëngjesin e hershëm të 25 marsit.
Sot u raportua së të njëjtit janë shpallur në kërkim edhe nga policia.
Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e personave në fjalë.
“Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” thuhet në njoftim të Policisë.