“Plumb pas shpine”| Kosovari i dyshuar për vrasjen e boksierit në Amerikë arrestohet pas 18 vitesh – Si ndodhi ngjarja tronditëse?

Ahmet Gashi u arrestua mbrëmë në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës. Gashi dyshohet për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2006 në Bronx të New York-ut. Viktima, ishte një boksier i njohur. Insajderi ju sjell detajet e rastit.

Ahmet Gashi dyshohet se në vitin 2006 në Bronx të New Yourk-it privoi nga jeta me armë zjarri boksierin e njohur nga Mali i Zi, Kemal Kolenovic atëkohë 28 vjeçar.

Rasti raportohet se kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 31 dhjetorit, kur një grup personash filluan të sulmoheshin në një cep të lagjes amerikane, e ku pjesë e grupit ishte edhe Ahmet Gashi.

Policia kishte konfirmuar se Kolenoviq kishte ndërhyrë në përpjekje për ta qetësuar situatën.

Por përpjekjet e tij shkuan huq, pasi Gashi dyshohet se ia mori jetën boksierit derisa i njëjti ishte i kthyer me shpinë.

Policia shtonte Ahmet Gashi kishte mbajtur një thikë gjatë përleshjes, por ia kishte hequr atë nga duart.

Ata thonë se ai më pas vrapoi drejt automjetit të tij sportiv dhe rrëmbeu një shkop. Pasi as me të nuk “kreu” punë, ai shkoi në automjetin e tij dhe mori armën e zjarrit, duke gjuajtur me armë turmën, këto të shtëna kapën edhe boksierin i cili ishte i kthyer me shpinë kur u rrokë nga plumbi i Gashit.

Kolenovic ka ndërruar jetë teksa po transportohej me ambulancë në spital.

“Djali im ishte një boksier profesionist. Ai nuk luftoi në rrugë. Nuk mund ta besoj se ai ka vdekur. Ai ishte shumë i ri”, citohet të ketë thënë nëna e të ndjerit.

Vetura e tij ishte konfiskuar nga Policia, por Gashi po vazhdonte të kërkohej.

Frika për hakmarrje – pajtimi i familjeve në xhami?

Pas vrasjes së rëndë, u shtuan zërat se do të ketë hakmarrje midis klanit të Kolenovicit dhe Gashëve.

Pak kohë pas vrasjes, dy familjet ishin takuar në një xhami. Aty, sipas të afërmeve të Kolenovixit, Gashët u zotuan se do ta dorëzonin Ahemtin në polici nëse e gjenin.

Por pavarësisht këtij premtimi. Familjarët e Gashit ishin larguar që atëherë nga Bronx, me sa dukej nga frika e hakmarrjeve.

“Ata nuk janë në asnjë rrezik nga ne”, thekson Mujovic, familjar i të ndjerit. “Ne besojmë në Zot dhe besojmë në ligj. Unë dua që ky njeri të shkojë në burg për pjesën tjetër të jetës së tij.”

Ndaj, Ahmet Gashit tashmë është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë kontrollit në automjet atij i ishin gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27).

/Insajderi