Vazhdon të lë shije të hidhur votimi i Bekë Berishës si kryetar i KB Prishtinës.
Kjo është arsyeja parësore pse Plisat kanë thirrur një konferencë për medie për ditën e nesërme.
E njëjta do të mbahet në zyret e klubit bardhekaltër.
Më poshtë edhe njoftimi dërguar medieve.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencë të jashtëzakonshme të organizuar nga tifogrupi “Plisat”, e cila do të mbahet në:
Zyret e klubit KB Prishtina – Pallati i Rinisë, Prishtinë
Data: 17/01/2026
Ora: 18:00 Me respekt, Plisat Prishtinë”
