Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos reagimin e duhur, sipas tij, për sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.
Plenkoviç theksoi se Banjska kaloi “pa deklarata të rëndësishme apo artikulime nga askush në BE”. “Bëmë sikur kjo nuk kishte ndodhur”, deklaroi ai në Forumin Strategjik në Bled, transmeton media kroate “Index.hr”.
Më 24 shtator të vitit 2023, një grup paramilitarësh serbë, të prirë nga kryeterroristi Milan Radojiçiç, sulmoi Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjakun dhe duke plagosur policin Alban Rashiti.