Plagosje në Gjakovë, një person qëllohet në qendër të qytetit

Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në Gjakovë, në rrugën  “Bardhyl Qaushi”, në qendër të qytetit.

Rastin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe se po trajtohet në spital.

Është një plagosje. Rasti ka ndodhë te ish-gjykata. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është në arrati, por është identifikuar. I plagosuri po trajtohet në spital”, ka deklaruar Graishta.