Sot rreth orës 16:00 janë plagosur dy persona në Fushë-Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhenesja e Policisë, Flora Ahmeti.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë zjarri.
“Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pjeës në Fushë Kosovë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri .Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit” tha Ahmeti.