Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, duket se nuk po e kapërdinë dot faktin që grupi terrorist i kryesuar nga kryeterroristi, Milan Radojicic, u neutralizua nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës dhe ata që mbeten gjallë u detyruan të iknin maleve e të ktheheshin në Serbi.
Ai ka hedhur në platformën „X“ një teori të çmendur duke pyetur “se a kishte vrasës me pagesë të trajnuar në kampe terroriste në radhët e Policisë së Kosovës, detyra e të cilëve ishte vrasje e serbëve“.
Ai tutje ka thënë se a ishte detyra e ” atyre vrasësve me pagesë” të vrisnin serbët me gjakftohtësi.
“A ishte detyra e atyre vrasëve me pagesë të sjellë në Prishtina nga anë të ndryshme për të vrarë serbët në Banjska me gjakftohtësi“, ka shkruar Petkoviq.