Gazeta mbrëmë raportoi për një aksident të rëndë të ndodhur në rrugën Kaçanik-Ferizaj, ku një tragjikisht humbi jetën teksa mbetën të lënduar edhe pesë të tjerë.
Nga konfirmimi i Policisë u bë e ditur se në aksident u përfshinë tri vetura teksa ngjarja ndodhi rreth orës 21:00.
Ndërkohë, Sinjali merr vesh se personi që humbi jetën tragjikisht është Lorent Trena, 19-vjeçar nga Kaçaniku.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit përmes një postimi në Facebook.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Begracë pas faljes së ikindisë (15:00).