“Peshkatarë të shpirtërave njerëzorë”.
Me këto fjalë ish-deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, i është drejtuar pushtetit, e në veçanti Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në përvjetorin e shtatë të vdekjes së Astrit Deharit, që sipas tij “është mbytur në burg”.
“Drejtësinë do ta kemi, ajo mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harroj e nuk do të harrohet”, tha Albin Kurti para një mbledhje me partinë e tij referuar të ndjerit Dehari.
Por, për Abazin kjo është tepërt, e për më tepër “manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve”.
Reagimi i Abazit:
Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë
Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontrollë të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratoret.
Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër!
Ky është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerezorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë!