Një person është plagosur dje në Fushë Kosovë, derisa i dyshuari është identifikuar por ende nuk është arrestuar.
Policia njofton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.”