Një person është gjetur pa shenja jete sot në varrezat e fshatit Gurrakoc të Istogut.
Burime të lajmi.net kanë thënë se i ndjeri është Triumf Ferati, vëllai i kryetarit të komunës së Istogut, Ilir Feratit dhe djali i ish kryetarit të kësaj komune Fadil Ferati.
Triumf Ferati dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, pranë varrit të babait të tij të ndjerë.
“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi