Persona të armatosur rrëmbejnë të burgosurin në burgun e Idrizovës, plagosin një polic

Një pjesëtar i policisë së burgjeve është plagosur, ndërsa një i burgosur në “Idrizovë” është në arrati. Ky është rezultati i një rrëmbimi të ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, gjatë shoqërimit të një të burgosuri të sigurisë së lartë nga burgu në spital. Policia e burgut hasi në disa persona të armatosur, furgoni që transportonte të burgosurin u ndalua, pati të shtëna, një polic u plagos në fshikëz. Ndërsa i burgosuri u nxor dhe iku bashkë me personat e armatosur.

Aksioni i arratisjes ishte planifikuar. Këtë e tregon edhe fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe megjithëse nuk konfirmohet, ndoshta kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do ta merrnin të burgosurin, trajtimi dhe rruga e lëvizjes. I burgosuri jozyrtarisht ka vetëshkaktuar një plagë, për të cilën ka kërkuar mjekim. Nuk dihet nëse është thirrur ambulancë apo është transportuar direkt.

“A1on” kërkoi informacion nga Administrata e Zbatimit të Sanksioneve se kush ishte komandanti në detyrë gjatë turnit kur ndodhi rrëmbimi, nëse është e vërtetë që i burgosuri i arratisur vuan dënimin për vrasje, si dhe sa efektivë policie e kanë transportuar të burgosurin. Deri në publikimin e lajmit nga aty nuk pati asnjë përgjigje.

Nga MPB kanë paralajmëruar informacione në kohë sa më të shkurtë.

Në një intervistë për “A1on”, Marjan Spasovski, drejtor i Administratës për zbatimin e sanksioneve, ka pranuar se në burgje mbretëron korrupsioni endemik. Aksioni i arratisjes së të burgosurit ka lënë edhe te organet kompetente dyshimin se ka qenë i koordinuar me persona të burgut, duke pasur parasysh informacionet që posedonin personat e armatosur. Ky është vetëm një nga disa incidentet që kanë ndodhur muajt e fundit, lidhur me sistemin e burgjeve.Arratisje spektakolare por me dhjetëra dyshime të ngritura. Nga Burgu i Idrizovës, sic mëson ALSAT, një i dënuar me 40 vjet heqje lirie, është arratisur gjatë dërgimit të tij për në spital. I dënuari për vrasje, 6 vjet më parë, siç mëson ALSAT është nga Tetova, me emrin Bekim Memeti.

Sipas të dhënave, i dënuari i arratisur ka kërkuar të dërgohet në spital, dhe drejtuesit e burgut ia kanë mundësuar një gjë të tillë, por gjatë rrugës, ai rrëmben pistoletë dhe plagos njërin prej shoqëruese, konkretisht shoferin e ambulancës, duke i mundësuar vetes arratisjen.

Ende mbetet e paqartë dinamika dhe rrjeti që e ka ndihmuar Memetin në arratisje, ndihmesa e mundshme që i është dhënë nga persona të tjerë nga jashtë, ndërkohë që hetimet do të shtrihen tashmë edhe në dy pista. Për profile të tilla si Mehmedi, burgu i Idrizovës ka kërkuar gjithnjë ndihmë dhe shoqërim nga njësitë speciale, kjo bëhet thuajse për cilindo të dënuar me mbi 10 vjet burg, por për Memedin burgu nuk ka kërkuar ndihmë.

Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve të Alsat, burgu nuk ka pasur dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të dënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit.