Sot është mbajtur, shkurtimisht, seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej një rezolutë për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Megjithatë, ajo dështoi për shkak të mungesës së deputetëve në seancë.
Sidoqoftë, në këtë seancë është parë një qetësi në mes të deputetëve të VV-së dhe PDK-së. Madje, dy ministra të Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu dhe Arben Vitia, u përshëndetën më Abelard Tahirin, shefin e grupit parlamentar të PDK-së.
Madje, Haxhiu ia zgjati dorën e përshëndetjes Tahirit, që dikur e quante “deputeti me shurdhuese”.
Edhe Adnan Rrustemi dhe Mimoza Kusari-Lila, i pari deputet i VV-së, ndërsa e dyta shefe e grupit parlamentar të VV-së, u panë teksa bisedonin diçka me Tahirin. Gjatë kësaj bisede, nuk munguan as buzëqeshjet.