Sot në Stantërg është shënuar 35 vjetori i Grevës së Minatorëve. Në këtë organizim kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës e kryetar komunash.
Ajo që ka rënë në sy para fillimit të ceremonisë është një përshëndetje e ftohtë në mes të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj s’është çuar fare në këmbë kur i është afruar kryeministri Kurti për ta përshëndetur, ndërkohë dhe shtrëngimi i duarve ka qenë i ftohtë.