Të hënën në fshatin Slivovë të Prishtinës dy të mitur, njëri 13 e tjetri 15 vjeç, janë përfshirë në një përleshje për motive akoma të panjohura.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Emergjencës, 15-vjeçari është dërguar në këtë qendër me plagë si pasojë e therjes me thikë, teksa i mituri tjetër ka pësuar lëndime nga sulmi me boks hekuri.
Gjendja shëndetësore e të miturve është stabile dhe të njëjtit janë intervistuar, në prani të prindërve, lidhur me rastin për të cilin dyshohen.
Ndërkohë, njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet hetim për këtë rast, ndërsa dy të miturit janë lënë të lirë.