Një person është therur me thikë këtë të martë në Novosellë të Pejës, pas një përleshjeje fizike me një të dyshuar.
Ky i fundit është arrestuar, ndërsa viktima po trajtohet në Spitalin e Pejës.
Rastin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se në fshatin Novosellë-Pejë, ka ndodhur një përleshje fizike, njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, aty është kuptuar se një person si pasoj e përleshjës është kenduar nga mjeti i moreht (thikë), i lenduari është dërguar me autoambulancë në spitalin rajona në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njejti gjindet në objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha ai.
“I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar”, ka thënë Rugova.