Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në akademinë përkujtimore për veprimtarin dhe intelektualin, Adem Demaçi.
Në pesëalvjetorin e vdekjes së tij, Kurti ka theksuar se figura e Adem Demaçit duhet kujtuar gjithmonë.
“Sa herë më vjen rasti të flas apo të shkruaj për bacën Adem, përballem me vështirësinë e orientimit me botën aq të madhe që e ka ndërtuar me vepra, e që e ka lënë pas veprimtarinë e tij. Ishte busulla e lirisë për shqiptarët”, tha Kurti.
Kryetari i Shoqatës së të ish- burgosurve politikë, Shefki Sadiku derisa ka kujtuar veprimtarinë e tij, shtoi se kërkesa e tij ishte që bashkimi për idealin e popullit dhe jo për vetveten.
“Në mesin tonë kemi ish të burgosur politik të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Adem Demacit që në vitet e 60-ta, por më të moshuarit nuk i kemi të pranishëm, megjithatë, kemi të burgosur politik të gjallë sot. Adem Demaçi ishte nxitësi dhe mësuesi i gjeneratave të tashme të cilët do të bashkëpunojnë me kalimin e kohës. Kërkesë e Demaçit ishte të bashkohemi për idealin e popullin dhe jo për vetveten”, tha Sadiku.
Ai përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, duke shtuar se po mbahen padrejtësisht.
Ndërsa, vajza e Adem Demaçit, Abetarja, tha se sakrifica e atyre që dhanë për liri duhet kujtuar gjithmonë nga secili brez.
“Të gjithë ata që e vlerësojnë Adem Demaçi si duhet të fitohet liria, do të jenë në gjendje ta shohin dritën në fund të tunelit sepse ata po vlerësojnë sakrificën e popullit. Andaj, kjo duhet të ju përcillet gjeneratave të reja, që ata ta njohin historinë.
Gjithashtu, përmes poezive e veprave letrare u kujtua veprimtaria e intelektualit, Adem Demaçi./kp/