Familjarët dhe shoqëria e përkujtojnë Mentor Salihin, mjekun që u nda nga jeta në aksidentin me autoambulancë, në Gjakovë.
Sot bëhen një vit që kur mjeku kosovar, Mentor Salihi u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti tragjikë me autoambulancë derisa ishte në detyrë pune.
Sot për një vjetorin e ndarjes nga jeta të Dr. Salihit, familjarët dhe shoqëria e kanë kujtuar atë duke i ngritur edhe një pllakë përkujtimore, shkruan Periskopi.
Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 30 qershor ku u përfshinë një veturë civile dhe një autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.
Në ditën e aksidentit tragjik, u nda nga jeta shoferi i autoambulancës së QMF-së në Gjakovë, Skofiar Gjini.
Kurse, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor në Gjakovë u nda nga jeta pesë ditë më pas.