Përgjimet: MINT detyronte zyrtarin e saj të certifikonte blerjen e grurit pavarësisht se mungonte një sasi prej 6 milionë euro!

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është përfshirë në një skandal që ka të bëjë me blerjen e mallrave në rezervën shtetërore.

Përgjimet e publikuara sot nga Nacionale, tregojnë një bisedë plot tension, të një zyrtari të MINT-it, i cili thotë se ministrja Hajdari, i kishte bërë presion për ta nënshkruar certifikimin që finalizonte blerjen e grurit.

Kjo pavarësisht mungesës së sasisë për të cilën ishin dakorduar.

Teksa siç dëgjohet në diskutimin e publikuar, certifikuesi, nuk pranonte të nënshkruante një dokument të tillë.

Klan Kosova i ka dërguar ministrisë pyetje për të komentuar këtë çështje, dhe sapo të kemi ndonjë koment/përgjigje nga MINT, do ta publikojmë atë.

Aty kishte dyshime që një sasi e grurit prej 9 tonësh, po mungonte. Vlera e grurit që mungonte sipas bisedave, del të ishte rreth 6 milionë euro.

Kjo duket se kishte shkaktuar edhe përplasje ndërmjet zyrtarëve në ministrinë e Rozeta Hajdarit.

”Edhe tash unë nuk lëshojsha pe, se mungojke një sasi në vlerë prej 6 milionë”, dëgjohet zyrtari certifikues i MINT, teksa flet.

”Unë i kam thanë nuk e paguaj për qetë punë për qetë punë”.

”Se tash ky shpediteri, ky që e ka pasë (nuk kuptohet) e ka pasur edhe shpedicionin, ai thojke: ‘E kam pru’ ”.

”Shpediteri thojke: ‘Mungojnë 9 tonë’, këta thojshin: ‘Mungojnë pak ma shumë’ ”.

”Se aty në kontratë thuhet se ‘duhet me i sjellë 10 mijë tonë’ e me nen nuk duhet me humb asnjë pike rrugës”, thotë tutje certifikuesi i Ministrisë së Tregtisë e Industrisë.

Kjo kishte shkaktuar tension në MINT. Madje, zyrtarët që bisedojnë zbulojnë se për këtë çështje, kishte pasur rrezik edhe për një përplasje fizike ndërmjet një zyrtari dhe ministres Hajdari.

Për më shumë, ndiqni publikimin e plotë: