Ditën e mërkurë sërish pritet përkeqësim i motit, me të reshura shiu që nga orët e para të ditës.
Më vonë pasdite, me rënie të temperaturës, priten edhe të reshura bore, që vende-vende mund të vazhdojnë deri të enjten në mëngjes, njofton Prishtina Wather.
Do të fryjë erë edhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-13m/s. Temperaturat maksimale 8C e 10C, e që deri në mbrëmje zbresin edhe në 1C e 2C.Reshjet e borës vende-vende vazhdojnë edhe të enjten në mëngjes.
Më pas gjatë ditës mbetet mot i vranët e i ftohtë. Në fundjavë kthjellime e diell dhe më butë. Mëngjeset mbesin të ftohta me minimale edhe deri në -3C, e maksimalet në rritje, deri në 12C e 15C.