Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë. Sipas mediave, objekti që ka marrë flakë është ai i hotelit “Marriot”, që ende nuk është funksionalizuar.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.