Përçarje brenda LDK-së | Avdullah Hoti NUK mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar

Lumir Abdixhiku ka ftuar sot në takim deputetët e rinj të LDK-së.

Në takim nuk ka marrë pjesë Avdullah Hoti, i cili kishte kërkuar ndryshim të lidershipit në LDK pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dukë hedhur akuza e dyshime se ka pasur vjedhje të votave të atyre me postë.

Kjo pakënaqësi e Hotit duket se nuk ka gjetur mbështetje tek grupi i ri parlamentar i LDK-së.

“Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë! Një zë, një shtëpi, një qëllim” shkruan Abdixhiku në njoftim.