Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri të Kosovës.
Para deputetëve të Parlamentit Evropian, Strik tha se Vuçiq më vite në heshtje është lejuar ta minojë stabilitetin në rajon.
Këtë shton ajo e bëjnë autokratët sikur Vuçiq kur kanë mosndëshkueshmëri.
“Të gjithë ishim të shokuar kur një bandë serbe e armatosur rëndë me lidhje të forta në dukje me qeverinë serbe, u fut në Kosovë dhe vrau brutalisht një oficer policie. Të tronditur, por jo të befasuar”.
“Pasi këtu të çon strategjia e kënaqjes të cilin e aplikon Bashkimi Evropian. Me vite ne në heshtje kemi lejuar Vuçiqin ta minojë stabilitetin në rajon, të mbetet përkrahës i Kremlinit, t’i shkatërrojë të drejtat e minoriteteve në vendin e vetë. Ne e trajtojmë atë si mik, duke e nxitur të shkojë edhe më larg. Këtë bëjnë autokratët kur kanë mosndëshkueshmëri. Është dashur ta mësojmë mësimin me Putinin”, u shpreh ajo.
Eurodeputetja theksoi se pas ngjarjeve të fundit në veri, është koha që liderët e BE-së të zgjohen.
“Situata e sigurisë në Ballkan është mjaft e rrezikshme”, tha Strik.
Dutch Member of European Parliament, Strik:
“We were all shocked when a heavily-armed Serbian gang with seemingly strong links to the government, invaded Kosovo and brutally killed a police officer.
Shocked, but not surprised, because this is what EU appeasement leads to.” pic.twitter.com/cfpdfnYaQo
— Admirim (@admirim) October 3, 2023