Berna Saraçi do të jetë sërish asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, sipas shefit të asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla.
Vetëm më pak se një muaj më herët, Saraçi kaloi nga VV-ja në Partinë Demokratike të Kosovës. Tash është kthyer sërish nga ku u largua më 21 qershor.
“Na 3 asamblistët, sonte, në takim me Kryeministrin. Vazhdojmë rrugëtimin bashkë me Bernën”, ka shkruar Sveçla në Facebook, si përshkrim të fotos ku shihet me asamblistët Saraçi dhe Arianit Beqiri, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Me lëvizjen e Saraçit drejt PDK-së kohë më parë, partitë në pushtet LDK-PDK, kthyen shumicën. Tash “loja” sërish është përmbysur.
Në seancën e fundit, koalicioni në pushtet pati edhe dy vota të tjera që nga opozita iu kthyen pro.
LVV-ja dhe PDK-ja të enjten patën përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës. Ministrat e VV-së e deputetët e PDK-së shkëmbyen grushte e shuplaka.