Ministri i Financave, Hekuran Murati, e dha si “për herë të parë në historinë e shtetit” që Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogarinë e shtetit 10.3 milionë euro të fitimit të saj vjetor.
“Edhe një lajm i mirë! Javën që shkoi, BQK ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet në ligjin për Bankën Qëndrore të Republikës. Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së”, ka shkruar Murati në Facebook.