Është arrestuar një grua në Pejë, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Pejë 19.01.2024 – 09:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.