Dy persona në Pejë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona ende të paidentifikuar.
Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve dhe borxheve.
“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM – Pejë / 30.03.2024-23:13. Dy ankues kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona (ende të paidentifikuar), dyshohet për shkak të disa mosmarrëveshjeve-borxheve. Nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës. Rasti po hetohet nga ekipet perkatese policore.”