Një 63-vjeçar po dyshohet se e ka kërcënuar me armë një person, derisa ishin në komunikacion, për shkak se ky i fundit ishte ndalur në rrugë me veturë dhe kërkonte ndihmë për një rrugë.
I dyshuari fillimisht është kapur verbalisht me viktimën, e më pas e ka nxjerrë armën, të cilën ia ka drejtuar, por fatmirësisht situata nuk ka eskaluar.
Posa rasti është denoncuar në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa në shtëpinë e tij janë kryer bastisje – ku u gjetën dhe u sekuestruan dy armë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.