Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe së fundmi në Vitomiricë të Pejës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari 20-vjeçar e ka sulmuar fizikisht nënën e tj, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë të madhe.
Kjo ka bërë që viktima ta njoftojë Policinë dhe si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar për kapjen e të dyshuarit.
Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, i riu është intervistuar dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe inicimin e rastit si “Dhunë në familje”.