Një person është arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës, pasi dyshohet se derisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.
“Raushiq, 25.03.2023, 22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.