Analisti politik Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 tha se njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja nuk është meritë e politikës kosovare.
”Realiteti është se Spanja mbeti e vetmuar në Evropë dhe nuk kishte ndonjë arsye madhore të vazhdojë me politkën e saj të ngurtë”, tha ndër tjera Peci.
Peci tutje ka shtuar se Kosova nuk ka ndikim në Spanjë dhe sipas tij, kjo lëvizje nga ana e Spanjës është bërë për shkak ”të rrethanve evropiane me liberalizimin e vizave”.