Më shumë se një javë janë bërë nga hapja e thirrjes për subvencione për fermerë nga Ministria e Bujqësisë.
I pari i këtij dikasteri, Faton Peci paralajmëroi fermerët që të jenë të saktë me deklarimet për subvencione.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Peci njoftoi se nga kontrollet e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kanë arritur të parandalojnë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro.
Tutje, ai shtoi se çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë.