Nacionale mëson se Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore.
Burime brenda kryesisë na kanë treguar se nuk ka pasur disponim dhe as nuk është hedhur në votim çështja e përfshirjes së Limajt.
“Pro” Fatmir Limajt kohëve të fundit kanë shtyrë figura me peshë si Ramiz Lladrovci i Drenasit dhe Sami Lushtaku i Skenderajt.
Por, në Kryesi të PDK-së, kjo s’ka gjetur mbështetje.
I menjëhershëm ishte reagimi i Lladrovcit, i cili mbështeti përfshirjen e Limajt.
“U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së. Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në Listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite. Anëtarësia e gjerë, simpatizantët dhe qytetarët, do të jenë në përkrahje të PDK-së, të heronjve tanë të luftës e paqes dhe të Bedri Hamzës!,” shkroi ai.
Lajmi në përditësim…
