Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka komentuar paralajmërimet e mocionit të AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti duke kritikuar qeverisjen e kryeminstrit Kurti, që sipas tij ka shkaktuar gjendje të rëndë politike në vend.
“Heshtja ndaj të keqes është krim, edhe pjesëmarrje në të keqen. Ne nuk mund të udhëhiqemi në politikë-bërje me teorinë “të lihet të bëj gabime” ngase, po bëhen gabime të pa rikuperueshme për vendin. Është koha që të unifikohet i tërë spektri politik që të ndërtohet një strategji dalëse nga kjo situatë e keqe ku është futur vendi”, tha Berisha.
Deputeti Berisha tha se PDK-ja duhet sa më parë ta përgatisë planin për largimin e kësaj Qeverie, dhe të ngrisin kauzat mbi fakte.
“PDK, tani duhet ta përgatit planin e saj për largimin e kësaj qeverie! Kauzat e PDK-së, që do i ngris për realizimin e planit, nuk ka nevojë të jenë kauza mashtruese, si të partive tjera siç ishin harta, por kauzat tona do të ngritën mbi fakte dhe se ne si PDK nuk kemi nevoj t’i ndjekim agjendat e të tjerëve ”, shtoi Berisha.
Sipas tij, nëse Kurti nuk reflekton në lidhje me partnerët ndërkombëtarë duhet të bëhet mobilizim mbarë popullor në lidhje me rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Nëse kjo Qeveri nuk reflekton në thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë me theks SHBA dhe spektrit politik të Kosovës, atëherë duhet mobilizim mbarë popullor për rrëzimin e tyre nga pushteti”, tha Berisha.Tutje deputeti Berisha shtoi se Presidentja duhet t’i ftoj spektrin politik për një kompromis e konsensus politik, për të krijuar një qeveri transitore, gjithëpërfshirëse, mandati i të cilës nuk do kufizohej në kohë, por do matej me përmbushjen e detyrave programore”, u shpreh Berisha.
Deputeti Berisha zgjedhjet e reja nuk i cilëson si anti-kushtetuese, deputeti në fjalë anti-kushtetuese e cilëson qëndrimin e kryeminsitrit Kurti në Qeveri. Pasi që sipas tij Kurti i krijoi vendit dëme të pariparueshme.
“Kosovës pa nevojë i krijoi dëme të pariparueshme, (jo për shkak të sanksioneve të BE), por për shkak se me lajmet që prodhoi Kosovës i bëri dëme ekonomike të pariparusheme, ngase tani për një kohë, nuk do kemi interesim të investitorve. Të gjithë jemi për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës! Por, pa i cenuar marrëdhëniet me partnerët tanë”, u shpreh Berisha.
Berisha thotë se sjelljet e kryeministrit Kurti nuk mund të arsyetohen dhe i quan sjellje aspak të mira, ku sipas Berishës veprimet e Kurtit po i ushqejnë strategjitë ë Vuçiçit për mbetjen në pushtet.
“Nuk mund të arsyetohet sjella e tij kryekeqe, nuk mund të arsyetoj faktin që me politikat e tij të gabuara, po ia ushqen Vuçiçit strategjinë e tij për mbetje në pushtet, duke ia mundësuar fokusimin e nacional-shovinizmit serb drejt Kosovës”, shtoi Berisha për GazetaBlic.
Ai veprimet e Kurtit i parafrazon me një frazeologji autike, që thotë se ky e sakrifikon pushtetin, por nuk bënë “zajednicë” as përdor “thika mbi harta”.Tutje Berisha këshillon që qeveritë e ardhshme të vijnë me programe për avancimin e temave nga kultura, arsimi, ekonomia, bujqësia.