PDK kërkon komision hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

PDK-ja ka kërkuar në kuvend që të themelohen dy Komisione Hetimore.

Komisioni i parë ka të bëjë me zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Përpos kërkesës së PDK-së për themelimin e dy komisioneve hetimore, pritet që të mbahen edhe dy seanca plenare.

Në seancë parlamentare pritet që të përfundojë edhe votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. Pasi kjo seancë kishte përfunduar pa votim në datë 18 janar 2024.

Ndërsa gjatë kësaj seance parlamentare pritet edhe të votohet edhe marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.