Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar rezolutë për përkrahjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar që pas sulmeve në Banjskë, të përkrahjet Policia e Kosovës.
Në rezolutën e prezantuar nga Tahiri, përfshin buxhetimin shtesë për pension të parakohshëm, shtesat e rrezikshmërisë dhe sigurimi shëndetësor.
“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu siç ishim unikë para një jave, të jemi unik e që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës”.
“Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.