Partia Demokratike e Kosovës e ka mbështetur propozimin për rezolutën për dënimin e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës që ngjau të dielën në Banjskë të Zveçanit.
“Sot kjo nuk mund të jetë një seancë e zakonshme sic nuk mund të jenë të zakonshme as fjalimet tona. Andaj në emër të Partisë Demokraitke të Kosovës ne mbështesim propozimin për një rezolutë të përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të dënuar sulmin terrorist në vendin tonë”, ka thënë kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, në Kuvend.
“Sot para së gjithash nuk do të flasim për betejat e brendshme politike sepse e kemi një temë më të rëndësishme përpara, Kosovën shtetin tonë. E Kosova kolegë të nderuar sot është nën sulm dhe ne të gjithë pa përjashtim duhet të jemi në krye të detyrave hde përgjegjësive tona”.
“Mposhtja e grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit nuk është përfundimi i qëllimeve dhe synimeve të Serbisë karshi Kosovës e që është destabilizimi i skajshëm i vendit tonë. Për mua dhe Partinë Dmeokratike të Kosovës është krejtësisht e qartë se organizimi dhe orkestirmi i uslmit terorrit mbi republikën tonë adresën kryesore e ka në Beograd”.
“Konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojiçiqit në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë terorrist, strehimi më pas i tyre në Serbi, lartësimi i tyre si heronj nga institucionet zyrtare të Serbisë përfshirë shpalljen e ditës së djeshme atje si ditë zie tregojnë për lidhjen e fortë të këitj gurpi terrorist me shtetin serb”.
“Është e rëndësishme që Kosova të kërkojë ekstradimin e teroristëve që planifikuar që realizuan sulmin mbi shtetin tonë”.
“Në këtë aspekt kërkojmë edhe mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë që duhet të rrisin presionin mbi Serbinë për t’i dorëzuar ata sepse ata duhet të marrin dënimin e merituar për krimin që relaizuan në Kosovë”.