Patriarku Porfirije ëndërron pak, e quan Kosovën pjesë të Serbisë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije është takuar dje me ambasadorin e sapoemëruar të Britanisë së Madhe në Serbi, Eduard Ferguson, në Pallatin Patriarkal në Beograd.

Porfirije pretendoi se pozicioni i kishës është për paqe “sidomos në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë”.

Por, sipas tij, kjo duhet të ndodhë me Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Patriarku shfrytëzoi këtë rast për të përsëritur qëndrimin e njohur të Kishës Ortodokse Serbe se në Kosovë ka hapësirë ​​të mjaftueshme për të jetuar si për serbët ashtu edhe për shqiptarët, por se Kosova është pjesë e pandashme e shtetit të Serbisë dhe kanë rëndësi të pamatshme shpirtërore dhe historike për popullin ortodoks serb”, thuhet në njoftimin e kishës për këtë takim.

Pofirije komentoi edhe deklaratat të disa politikanëve në Britani të Madhe që s’i shkojnë përshtati idesë së tij për shtetin e Kosovës.

“Ruajtja e paqes nuk i kontribuon deklaratave të pabaza për Kishën Ortodokse Serbe nga figura të caktuara nga jeta politike e Britanisë së Madhe”.

Ai këtu aludoi për deklaratat e deputetes britanike Alicia Kearns se ka armë që kontrabandohen nga Serbia për në Kosovë dhe që përfundojnë në objektet e kishës.