Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë.
Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
I pari i Suharekës, ka njoftuar se ka dy banesa, një shtëpi, truall dhe arë.
Muharremaj ka deklaruar se ka edhe një veturë, vlera e të cilës është 10 mijë euro.
Para të gatshme, kryetari i Suharekës ka mbi 1 mijë euro. Gjithashtu, edhe gruaja dhe fëmijët e tij kanë disa kursime.