Ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson sot vjen në Kosovë.
Ai fillimisht u ndal në Tiranë, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Robinson do të qëndroj në Kosovë më 20-22 mars, por nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, sikur në Tiranë. Në Prishtinë, ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express.
“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, njoftoi DASH.