Pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

Raporti i ri i publikuar nga “The Henley Passport Index” e paraqet pasaportën e Kosovës në pozitën e 86-të për nga fuqia e pasaportave.

Sipas të dhënave të reja, Emiratet e Bashkuara Arabe janë në krye të listës. Qytetarët mund të vizitojnë 180 vende pa vizë. Vendin e dytë e ndajnë Gjermania, Italia, Spanja, Franca dhe Holanda (178).

Pas tyre janë Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu, Zvicra dhe Suedia (177). Në vendin e katërt janë Danimarka, Irlanda, Belgjika, Portugalia, Polonia, Irlanda dhe Koreja e Jugut (176).

Pasaporta e Kosovës ndodhet në pozitën e 86-të. Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 57 shtet të botës, ndërsa do të nevojitet viza për 141 shtete të botës.

Kosova ndodhet në pozitën më të ulët krahasuar me vendet e rajonit. Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 36-të, Mali i Zi në vendin e 37-të, Shqipëria në vendin e 43-të.

Në fund të Indeksit të Pasaportave Henley janë vendet pasaporta e të cilave lejon hyrjen pa viza në më pak se 40 vende në botë, përkatësisht: Koreja e Veriut (39), Nepali (38), Palestina (38), Somali (45), Jemeni (35). , Pakistani (47), Siria (40), Iraku (29) dhe Afganistani (41). Ju mund të shihni listën e plotë këtu.