Pas takimit në Bruksel, Kurti lajmërohet në X

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit në Bruksel.

Megjithatë, ai sonte sërish injoroi rrjetin social “Facebook”, aty ku ka shumicën e mbështetësve të zjarrtë të tij.

Ndërkaq, në Twitter ripërsëriti shumicën e atyre që i tha qeveria në komunikatën për medie.

Pra, faktin se Vuçiq kërkoi një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023.